Kuka: Më shumë sesa KOK-u sa i përket aktiviteteve, aktive duhet të jenë Federatat

Xhudo

Kuka: Më shumë sesa KOK-u sa i përket aktiviteteve, aktive duhet të jenë Federatat

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2020 Në ora: 14:10
Kuka: Më shumë sesa KOK-u sa i përket aktiviteteve, aktive duhet të jenë Federatat

Sporti në Kosovë po përjeton ditët më të vështira, aq më keq shumica nuk kanë filluar as përgatitjet dhe as që kanë idenë se kur do t’i nisin garat! 

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, është i shqetësuar me zhvillimet në sport, për shkak të gjendjes me pandemi.

Agron, ju si kryetar i Federatës së Xhudos, si e sheh  sportin në heshtje, përveç xhudos që stërvitet pandërprerë, a duhet KOK-u të merr iniciativë dhe të takohet me federatat, të gjejnë zgjidhje?

 “Si gjithë shoqëria kosovare po ashtu edhe sporti në Kosovë ka hasë në një situatë të paparashikuar si shkak i pandemisë. Institucionet e sportit në përgjithësi e po ashtu KOK në veçanti janë të varura nga vendimet që vijnë nga Qeveria dhe IKShP e që shpesh janë të pakuptimta dhe po krijojnë konfuzitet tek komuniteti sportiv. Por kjo nuk do të thotë që ne si komunitet duhet vetëm të presim por duhet të ndërmarrim hapat e duhur në mënyrë që sporti dhe sportistët të kenë vazhdimësi në aktivitetet e tyre.

Më shumë sesa KOK sa i përket aktiviteteve, aktive duhet të jenë Federatat përkatëse duke e shfrytëzuar mbështetjen nga KOK që e bën sidomos me bursistët Olimpik sa i përket përgatitjeve. Ne si Federatë deri me tani gjatë pandemisë kemi realizuar 4 kampe stërvitore jashtë vendit dhe  jemi duke e ngritur formën e garuesve tanë para fillimit të garës së parë Grand Prix që pritet të mbahet në Budapest.

Shpresoj që kjo situatë të kthehet kah normaliteti se pasojat  në çdo aspekt do të janë të paparashikueshme e kjo do jetë me e theksuar për Federatat që nuk gjejnë modalitete për me qenë aktiv”, tha Kuka për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat