Kuka me një lajm të keq

Xhudo

Kuka me një lajm të keq

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2020 Në ora: 11:34
Kuka me një lajm të keq

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me një lajm të keq për sportin e Kosovës.

"Ringjallja e klubeve sportive në Kosovë s'po ndodh!!

Në pritje të premtimeve për rimëkëmbjen e sportit asgjë s'po ndodh ende.

Klubet e sidomos shkollat bazë të sporteve në Kosovë si shkak i pandemisë po pësojnë në mënyrë drastike!

Klubet po shuhen dita ditës si pasojë e situatës së krijuar.

Shtatori muaji kur sporti ngritet me anëtarë të rinj tashmë shumicën e tyre i gjen të mbyllura e pa aktivitete sportive!

Ministria, KOK bashkë me Federatat por edhe Drejtoritë e Sporteve në Komuna reflektoni karshi klubeve, karshi aktiviteteve e garave për të rinj. Ta ringjallim sportin! ", shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat