Trajneri i mirënjohur i xhudos, Anton Cena, njihet për punën e palodhshme të tij por edhe për atraksione që bën kohë pas kohe.
Kësaj radhe ai u përkujdes edhe për një humor të bukur, sidomos më bashkëshorten e tij gjatë një gare për qejfi me shigjeta në Bardejov të Sllovakisë.
“Gruaja me tha: A bën me dalë ti si cak, se edhe ashtu je plakur”!”, shkruan Cena në profilin e tij në facebook.
Cena është xhudist veteran dhe trajner i klubit “Polici” nga Prishtina.