Ky është garuesi i Kosovës që e gjunjëzoi serbin në Kroaci

Xhudo

Ky është garuesi i Kosovës që e gjunjëzoi serbin në Kroaci

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 18:48
Ky është garuesi i Kosovës që e gjunjëzoi serbin në Kroaci

Xhudisti japonez i cili përfaqëson Kosovën, Shigeki Nakamura, ka arritur të fitojë medaljen e artë në Kupën Evropiane të Xhudos që po zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë, ndërsa Flaka Loxha ishte e pafat në finale duke u mposhtur nga italiania Veronica Toniolo.

Nakamura ka debutuar suksesshëm me Kosovën duke fituar dy meçet e para ndaj xhudistëve slloven, Aljaz Plantaku dhe Goran Kelevan, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i papërmbajtshëm edhe në gjysmëfinale duke arritur të eliminojë serbin, Gjorgje Stanojeviq.

Në finale, të kategorisë deri në 73 kilogramë, Nakamura pati një përballje ndaj një xhudisti tjetër serb, Aleksandar Rajiçiq, 

Megjithatë, edhe kjo përballje shkoi pozitivisht për Nakamura, i cili mposhti serbin Rajiçiq me ‘ippon’.

Ndryshe, Nakamura vetëm para pak kohësh ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe qysh në paraqitjen e tij të parë, fitoi të artën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat