Distria Krasniqi shkatërron garuesen nga Argjentina, fiton të artën

Xhudo

Distria Krasniqi shkatërron garuesen nga Argjentina, fiton të artën

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:45
Distria Krasniqi demolon edhe francezen

(E plotësuar) - Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kategorinë -48 kg në garën prestigjioze Grand Slam në Budapest të Hungarisë. 
Ajo dominoi finalen e madhe kundër argjentinases Paula Pareto. 

Trimëresha jonë qysh në minutën e parë ka udhëhequr dhe me pas me kujdes e ka menaxhuar luftën, duke dëgjuar edhe këshillat e selektorit Driton Kuka. Për 4 minuta u zhvillua luftë e madhe mes garueses tonë dhe asaj argjentinase.

Image

Distria tregoi klasin e saj në secilin moment, duke fituar medaljen e artë.  

Krasniqi e gjunjëzon izraeliten Shira Rishony dhe në finale sfidohet nga argjentinasin Paula Pareto. 

Distria Krasniqi në finalen e madhe.

Distria Krasniqi demolon edhe francezen.

Distria Krasniqi (-48 kg) në formën më të mirë, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slam. Ajo pas vazhdimeve fiton me ippon ndaj francezes  Shirine Bouklin

Edhe Flaka Loxha (-57 kg) eliminohet në përballje me kanadazen Jessica Klimkait.

Japonezi Shigeki Nakamura eliminohet në rundin e dytë nga slloveni Adrian Gamboc. Ai luftoi deri në pikën e fundit por nuk i shkoi me sllovenin në kategorinë -66 kg. 

Distria Krasniqi në kategorinë -48 kg, shkatërron hungarezen Eva Csernoviczki dhe kualifikohet në rrethin e tretë. Krasniqi tregon luftë të madhe dhe fiton me ippon.

Nora Gjakova (-57 kg), e pafat. Eliminohet nga garat e Grand Slam në rrethin e dytë. Ky është sporti. Ajo pësoi humbje pas vazhdimeve nga francezja Helene Receveaux. Luftë e madhe deri në pikën e fundit, por Nora kësaj radhe nuk e kishte ditën.

Sot filloi gara Grand Slam e xhudos, në Budapest të Hangarusë.

Xhudistja Flaka Loxha në kategorinë -57 kg e fillon me fitore kundër portugezes Wilsa Gomes. 

Në rrethin e radhës ajo do të takohet me Jessica Klimkait nga Kanada.

Xhudistet tona synojnë medalje.

Shigeki Nakamura, japonezi që përfaqëson Kosovën, triumfon ndaj Frederik Adebajo Olympio nga Togo, ndërsa në rrethin e dytë do të ndeshet me sllovenin Adrian Gomboc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat