Ja kush është serbja nga Serbia që u poshtërua nga shqiptarja e Kosovës

Xhudo

Ja kush është serbja nga Serbia që u poshtërua nga shqiptarja e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:37
Ja kush është serbja nga Serbia që u poshtërua nga shqiptarja e Kosovës

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, tregoi formë të lartë në duel me Anja Obradoviq nga Serbia, duke e poshtuar në arenën sportive! Laura luftoi si luaneshë dhe e mposhti me ippon serben nga  Beogradi në kategorinë -63 kg.
Kush është serbja?

Ajo ka lind në vitin 2000. Anja ka fituar medalje të bronztë në European Open në Beograd në vitin 2017, medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të kadeteve në Sarajevë në vitin 2015 dhe të bronztë në Kampionatin Evropian të kadeteve në Sofje në vitin 2015. Ajo fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian për të reja në vitin 2016 në Malaga.

Ajo mori medalje të bronztë në Kampionatin Botëror për juniore në vitin 2018 në Bahamas. Po ashtu Anja fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian U23 në vitin 2019 në Izhevsk. Anja pretendoi të artën në Kampionatin Botëror U21 në Marrakech.

Një xhudiste me shumë medalje sot pësoi nga shqiptarja e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat