Loriana Kuka synon sot medaljen e artë në Budapest

Xhudo

Loriana Kuka synon sot medaljen e artë në Budapest

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:01
Loriana Kuka

Në xhudon e Kosovës, sot është dita për t’i dhënë vëmendjen Loriana Kukës.

Xhudistja 23 vjeçare nga Kosova, Loriana Kuka, do të synojë sot një medalje ari, në Grand Slam të Budapestit.

Loriana do të garojë në kategorinë -78 kilogramë, ku shpesh ka ditur të shënojë suksese.

Raundin e parë, Kuka do ta kalojë pa kundërshtare, kurse për raundin e dytë pret fituesen nga çifti Munkhtsetseg Otgon – Patricija Brolih.

Shpresojmë që Loriana të shtojë edhe një medalje ari sot në sirtarin e saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat