Xhudistët e rinj marrin pjesë në evropianin U-21 dhe U-23

Xhudo

Xhudistët e rinj marrin pjesë në evropianin U-21 dhe U-23

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:36
Xhudistët e rinj marrin pjesë në evropianin U-21 dhe U-23

Xhudistët e rinj marrin pjesë në evropianin U-21 dhe U-23 “Poreç 2020”!

Katër xhudistë të rinj do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 dhe U-23, që mbahet në Poreç të Kroacisë.

Për U-21, kampionati mbahet prej 4-6 nëntor, ndërsa për U-23 prej 9-10 nëntor 2020.

Laura Fazliu do të marrë pjesë në të dyja kampionatet në kategorinë deri në 63 kilogramë, sikuarse Erza Muminoviq (-63 kg) dhe Arbër Kullashi (-81 kg).

Flaka Loxha do të marrë pjesë vetëm për U-23 në kategorinë -57 kg!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat