Kuka: Medalja e parë Elitare për Kosovën në vitin më të rëndë

Xhudo

Kuka: Medalja e parë Elitare për Kosovën në vitin më të rëndë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Kuka dhe Distria Krasniqi

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është krenar me xhudisten Distria Krasniqi (-48 kg), e cila sot fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Pragë të Çekisë.  

“Medalja e parë Elitare për Kosovën në vitin me të rëndë për sportin në nivel globi.
Distria e bronztë në Kampionatin  Evropian.

Sukseset e xhudos pavarësisht rrethanave që e kanë zvogëluar ekipin prej 9 garuesve në vetëm tre prej tyre po vazhdojnë...

Medalje që për mua ka rëndësi të madhe, për ekipin që me aq përkushtim e priti këtë garë por mbetën shumica në shtëpi, kjo medalje është e krejt ekipit tonë që do vazhdoj tutje me suksese e medalje edhe për shumë kohë!
Kjo flet mjaft! Kosova mbi të gjitha...”, ka shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat