Loriana - trimëresha jonë, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Loriana - trimëresha jonë, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Kuka, gati për sfidën me rusen

(E plotësuar) - Loriana - trimëresha jonë, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian!

Loriana Kuka pas një lufte të madhe, pas vazhdimeve (më shumë se 6 minuta luftë) e gjunjëzon me ipon italianen Giorgia Stangherlin.

Loriana fiton medaljen e bronztë në kategorinë -78 kg, medalja e dytë e bronztë për Kosovën pas asaj të Distria Krasniqit në kategorinë -48 kg.

 Xhudistja e Kombëtares së Kosovës (-78 kg), Loriana Kuka, e pafat, mposhtet me ipoon nga francezja Madeleine Malonga.

Një minutën e 7 sekonda pa mbaruar lufta, një pakujdesi i kushtoi Lorianës, megjithatë ky është sporti!.

Loriana tani lufton në repezash për medalje të bronztë.  

Loriana Kuka tregon luftë të madhe dhe e shkatërron rusen me ippon, Aleksandra Babintseva.

Rusja nuk ka mundur t'i bëj ballë luftëtares tonë dhe para kohe dorërohet Loriana e cila po shkon drejt medaljes.  Loriana në gjysmëfinale.

Loriana tani për rivale e ka Madeleine Malonga nga Franca.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka, është në formë të mirë, e cila e fillon me fitore në kategorinë -78 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Ajo luftën e parë e dominon dhe e fiton me ippon ndaj portugezes Yahima Ramirez.

Në  Xhiron e dytë do të ndeshet me rusen Aleksandra Babintsevën, ku synon fitore dhe që të kualifikohet në gjysmëfinale.

Kuka është mirë e përgatitur dhe kërkon që të shkojë në zonën e medaljes, që pas Distria Krasniqit (-48 kg), që fitoi të bronztën në kategorinë -48 kg, edhe kjo t’i sjell medaljen e radhës Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat