KOK-u nominohet për njërin nga top-çmimet prestigjioze të organizatës që udhëhiqet nga Didier Drogba

Xhudo

KOK-u nominohet për njërin nga top-çmimet prestigjioze të organizatës që udhëhiqet nga Didier Drogba

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:35
Komiteti Olimpik i Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës është nominuar për njërin nga çmimin prestigjioz #InciativaeVitit  për vitin 2020 të organizatës ndërkombëtare “Peace and Sport” (Paqja dhe Sporti).

KOK kishte organizuar kampanjën masive shpërblyese të publikimit të fotove dhe videove me letër të bardhë, duke përdorur mesazhet inkurajuese: #RriNshpi #BejSport #Kenaqu, të cilës iu kishin bashkuar më shumë se pesë mijë pjesëmarrës.

Nënpresident i kësaj organizate është ish-futbollisti i mirënjohur, Didier Drogba.

Për ta fituar KOK-u këtë çmim, duhet të vendos juria profesionale e “Peace and Sport”, ndërsa kontribut të madh mund të japin votuesit përmes platformës online, duke votuar online.

Edhe ju mund të kontribuoni me votën tuaj në këtë LINK

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat