Peja po bëhet me Qendër Kombëtare të xhudos

Xhudo

Peja po bëhet me Qendër Kombëtare të xhudos

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:53
Peja po bëhet me Qendër Kombëtare të xhudos

Qyteti i Pejës po bëhet me Qendër Kombëtare të xhudos.

Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, ka postuar një foto ku shihet ndërtimi i Qendrës së xhudos. 

“Ngadalë ngadale sporti me medalje të Artë Olimpike po bëhet me qendrën kombëtare të judos!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Xhudo është sport kombëtar në vendin tonë, sport që ka prurë të gjitha medaljet e mundshme nga arena ndërkombëtare në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat