Kush është xhudisti nga Mitrovica që u bë ushtar i Kosovës?

Xhudo

Kush është xhudisti nga Mitrovica që u bë ushtar i Kosovës?

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:53
Fisnik Hyseni

Fisnik Hyseni është xhudisti nga klubi Mitrovica që u bë ushtar i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Nga një xhudist mjaft i suksesshëm dhe pjesë e pandashme e ekipit shtetëror në xhudo dhe fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare, Hyseni vendosi për një rrugë tjetër, t’i shërbej atdheut si ushtar.

Punën dhe vendimin e tij pët t’u bashkuar Ushtrisë së Kosovës e ka vlerësuar lartë edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, ku i uron sukses Hysenit në karrierën e re.

Postimi i plotë:

#SaturdayMotivation

Fisnik Hyseni xhudist i klubit Trepça nga Mitrovica!

I edukuar nga një trajner e edukator miku im Remzi Begu kaloj me sukses testimet si oficer  i ushtrisë sonë në shkollën e Ushtrisë Britanike!

Një djalë me virtyte të shumta dhe sportist me shumë medalje ndërkombëtare.

Anëtar standard i ekipit tonë shtetëror!

Bravo Fis e vetëm përpara ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat