​Distria Krasniqi rrëzon Daria Bilodid, rezervon vendin e parë

Xhudo

​Distria Krasniqi rrëzon Daria Bilodid, rezervon vendin e parë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:23
​Distria Krasniqi

Kampionia aktuale botërore e kategorisë -48 kg, Daria Bilodid, është rrëzuar nga froni i më të mirës, nga xhudistja kosovare Distria Krasniqi.

Dy herë fituesja e “IJF World Masters” do të jetë në kërkim të titullit të saj të tretë në Doha në muajin e ardhshëm, por tani për tani ajo mund të shijojë mbretërimin e saj në kategorinë -48 kg. Sidomos pas një paraqitje të jashtëzakonshme në “Grand Slam” të Budapestit, i cili ishte turneu i parë i mbajtur që para pandemisë.

Krasniqi është shprehur e gatshme për tu rikthyer drejt garave, veçanërisht pas fitimit të medaljes së artë në “Paris Grand Slam”, dhe pas marrjes së epitetit si më e mira e kategorisë -48 kg. Tani ajo nuk do të jetë e vetme, pasi që në kategoritë e lehta e ka edhe kampionen e botës në kategorinë -52 kg, Majlinda Kelmendin, dhe Kosova do t’i ketë shanset e mëdha për tu kthyer me dy medalje të arta nga garat e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat