Martohet trajneri i Kosovës

Xhudo

Martohet trajneri i Kosovës

Nga: K.G. Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Driton Kuka dhe Fatos Tabaku

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, bën të ditur se sot është martuar miku i tij, Fatos Tabaku. Ish xhudisti dhe aktualisht trajner, i ka dhënë fund beqarisë në fund të vitit.

“Sot miku im i mirë Fatos Tabaku u martua!
U trashëgofshit Tosi!

Bashkëpunëtori im më i ngushtë, shoku i cili natë e ditë ishte pjesë e sukseseve tona, ishte afër meje në çdo sfidë jetësore e sportive të uroj gjithë të mirat e botês!

Dhashtë Zoti që të kesh jetë të lumtur.

Pak po frikësohem mos po bahesh si do shokë tonë që pas martesës i shohim shumë rrallë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat