Kelmendi: Shpresoj ta fitoj titullin e pestë evropian, e më pas ta mbrojë titullin olimpik

Xhudo

Kelmendi: Shpresoj ta fitoj titullin e pestë evropian, e më pas ta mbrojë titullin olimpik

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Kelmendi: Shpresoj ta fitoj titullin e pestë evropian, e më pas ta mbrojë titullin olimpik

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka thënë se synimi i saj për vitin e ardhshëm është ta fitojë të artën e pestë të Evropës e më pas ta mbrojë të artën në Lojërat Olimpike.

Kelmendi kishte fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë në “Rio 2016”.

Kelmendi gjatë një bisede në “JudoFest 2020” që është mbajtur në formë virtuale, ka thënë se do të përqendrohet vetëm në stërvitjet e veta.

“Të jem e sinqertë nuk është e lehtë. Kam qenë në Lojërat Olimpike njëherë dhe e di se çfarë duhet të bësh. Ka shumë presion, por në çdo stërvitje mundohem të jap më tepër nga vetja. Deri më tash çdo gjë ka shkuar mirë. Synimi im është sigurisht ta mbroj titullin në Lojërat Olimpike, shpresoj ta bëj këtë. Sigurisht para Lojërave Olimpike do të kem disa gara, një prej tyre është Kampionati Evropian. Shpresoj të bëhem kampione e Evropës për herë të pestë e të shkoj në formën më të mirë në Lojërat Olimpike”, ka thënë Kelmendi.

Ajo është pyetur nëse është më e vështirë ta fitojë për herë të parë të artën olimpike apo ta mbrojë titullin.

“Mund të them se të dyja. Pasi të gjithë presin ta mbrojë titullin, veçanërisht në vendin tim. Kjo nuk më bën presion, por më bën të ndjehem më e fortë. Ndonëse është përgjegjësi e madhe. Sytë e shtetit tim janë kah unë. Jam mësuar me këtë. Në anën tjetër ka shumë kundërshtare që e duan këtë titull. Më e mira është të përqendrohem në stërvitjet e mia dhe të bëjë punën time, e jo të mendoj për gjëra tjera”, ka shtuar Kelmendi.

Ajo ka treguar edhe për pritjen që i ishte bërë në Kosovë pas të artës olimpike të fituar në Rio.

“Medalja ime nuk është më vetëm sport. Kosova është shtet i ri dhe shumë njerëz mendonin se ishte e vështirë të bëje diçka të madhe nga një shtet i vogël si Kosova. Por kur u bëra kampione olimpike e tregova se mund ta arrish këtë”, ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat