​Ministrja Dumoshi shpërblen sportistët e xhudos për sukseset e arritura gjatë vitit 2020

Xhudo

​Ministrja Dumoshi shpërblen sportistët e xhudos për sukseset e arritura gjatë vitit 2020

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Vlora Dumoshi dhe Driton Kuka

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim ekipin e xhudos të përfaqësuar nga trajneri Driton Kuka si dhe xhudistet Loriana Kuka, Distria krasniqi dhe Laura Fazliu.

Me këtë rast, Dumoshi, ka shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e saj për sukseset e arritura nga ana e Federatës Kosovare të Xhudos, duke thënë se përkushtimi i trajnerit Dritona Kuka ka bërë që Kosovës të mos i mungojnë sukseset dhe se rezultatet më të mira këtë vit erdhën nga Federata e Xhudos. Me këtë rast, Dumoshi, ka ndarë shpërblime shtetërore për sukseset e arritura gjate vitit 2020 nga ana e këtyre sportistëve.

Dumoshi: Ishte vit i vështirë, por përkushtimi i juaj solli sukseset të shumta

"Kryetari i Federatës, Toni, ka pasur një angazhim jashtëzakonisht në atë traumën e fillimit t'i mbledh zogjtë e vet, sportistët e vet edhe kemi qenë ne kontakt të përhershëm me Tonin, me sportistët, me xhudistët edhe e dimë që kjo fazë ka qenë shumë e vështirë por shpirti i sportistit dhe përkushtimi juaj Toni ka qenë jashtëzakonisht i madh për ne dhe je modeli më i mirë i mbështetjes që u bënë. Për mua mbi të gjitha është që vajzat tona i futë në një garë, një luftë të cilat triumfojnë. Kështu që rezultatet më të mira në këtë vit pandemie padyshim kanë qenë të Federatës suaj dhe si ministre për këta muaj besoj që komunikimi ka qenë shumë i mirë.", tha Dumoshi.

Më tuje Dumoshi ka thënë se qëllimi i kahmotshëm i saj ishte ndërtimi i një salle ku sportistët e xhudos do të mund t'i kryenin përgatitjet e tyre dukë thënë se deri në pranverën e vitit te ardhshëm kjo të përfundojë.

Dumoshi: Ndërtimi i sallës për sportistët e xhudos pritet të jetë gati në pranverë.

"Për mua qëllimi i kahmotshëm për ndërtimin e sallës, e kushteve përmirësimit për ju që na sjellni medalje, kjo ka qenë me duket kulmi edhe i imi, i të arriturës e cila ka qenë për fillimin e punëve mes Federatës së Xhudos dhe Ministrisë së Kulturës. Ne e dimë që punët kanë ecur mirë. Besoj se deri në pranverë, dikah kah Maji edhe na kryhet krejt. Shpresojmë që kjo do të përfundoj që sportistë tanë, xhudistët tani t’i kenë kushtet më të mira sepse e meriton. Unë secilit nga iu uroj shumë suksese. Na keni zbardhur fytyrën. ", tha ajo.

Ndërsa trajneri Dirton Kuka me këtë rast ka deklaruar se Federata që ai e drejton është mbështetur nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport dhe se kjo i ka motivuar. Ai gjithashtu është shprehur i kënaqur me punimet që po zhvillohen në ndërtimin e sallës e cila do të shfrytëzohet për përgatitje e ekipit të xhudos në mënyrë që të ketë edhe suksese të tjera.

Kuka: Shteti na ka mbështetur në punën tone dhe se për këtë jemi mirënjohës.

“Falemnderit për pritjen, është kënaqësi që jemi mysafir këtu.... Është e vërtetë ajo që e potencove që gjithmonë kemi qenë në kontakt, para çdo gare, pas çdo gare dhe urimet tuaja në kohë rekorde sidomos pas shkëlqimit të Distrisë në Budapest, në Granslamin e Budapestit. Është gjithmonë inspirim dhe motivim që kemi mbështetje prej shtetit tonë. Në këtë vit me të vërtet kemi pasur nevojë më shumë se kurdoherë më parë për mbështetje edhe gjithmonë kemi qenë të asistuar ne çdo udhëtim tonin edhe prej ambasadave që i kisha falënderuar publikisht...Është kënaqësi që edhe kjo qendra nacionale po vazhdon rrugëtimin drejt përfundimit. Tashmë po shihet që aty punët po fillojnë me u finalizu. Është kënaqësi që këta sportista kanë me e pas një shtëpi në të cilën kanë me bë stërvitje dhe përgatitje... në mënyrë që ky cikli olimpik të kulmojë ndoshta me medalje olimpike.”, deklaroi Kuka.

Në fund, ministrja Vlora Dumoshi ka ndarë shpërblime në bazë të rregullores se Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport për trajnerin Driton Kuka dhe ekipin e tij për sukseset e arritura gjatë këtij viti.

Këto ishin shpërblimet

Driton Kuka, trajner i Kombëtares së Kosovës në xhudo, i ndahet çmimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 4000 euro.

Loriana Kuka, sportiste, si fituese e medaljes së bronztë në xhudo për femra, kategoria 78 kg në Kampionatin Evropian të Xhudos 2020 i ndahet shpërblimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 8000 eurosh.

Laura Fazliu, sportiste, si fituese e medaljes së bronztë në xhudo, në kategorinë 63 kg në Kampionatin Evropian të Xhudos U-23 të vitit 2020 i ndahet shpërblimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 2000 erosh si dhe si fituese e medaljes se argjendtë në xhudo për U-21 iu ndahet çmimi në vlerë prej 3500 eurosh.

Distrie Krasniqi, sportiste, si fituese e medaljes së bronztë në xhudo, në kategorinë 48 kg në kampionatin evropian të xhudos 2020, i ndahet shpërblimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 8000 eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat