Mastersi i Dohas: Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e bronztë në rikthimin e saj nga lëndimi

Xhudo

Mastersi i Dohas: Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e bronztë në rikthimin e saj nga lëndimi

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:02
Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në turneun e saj të parë që prej rikthimit nga lëndimi njëvjeçar, pasi e mundi belgen Charline Van Snick në Mastersin e Dohas të hënën.

Kampionia olimpike dhe ikona kosovare e mundi francezen në duelin e repechage për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Katar.

Kosovarja e dominoi kundërshtaren e saj franceze që nga fillimi i luftës dhe shënoi pikë me wazzari kah fundi.

Pak çaste para fundit, Snick e ndëshkua për herë të tretë me karton dhe kështu e humbi luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat