Nora Gjakova stoliset me të bronztën

Xhudo

Nora Gjakova stoliset me të bronztën

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:43
Nora Gjakova

Nora Gjakova çon në tre numrin e medaljeve për Kosovën.

Nora Gjakova ka çuar në tre numrin e medaljeve të fituara nga ekipi Olimpik i xhudos në Mastersin e Dohas së Katarit.

Gjakova fitoi medaljen e bronztë, pasi mposhti me shënim të artë Telma Monteiron e Portugalisë, në kategorinë -57 kg.

Të bronztën sot e fitoi edhe Majlinda Kelmendi (-52 kg), ndërsa të artën Distria Krasniqi (-48 kg).

Në Mastersin e xhudos marrin pjesë vetëm garuesit më të mirë në kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat