Kuka flet për tri medalje, për Majlindën, Akilin dhe Lorianën

Xhudo

Kuka flet për tri medalje, për Majlindën, Akilin dhe Lorianën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:06
Kuka flet për tri medalje, për Majlindën, Akilin dhe Lorianën

Xhudistet e Kombëtares së Kosovës, dje shfaqën formë të jashtëzakonshme në garën prestigjioze Masters në Doha të Katarit, duke fituar tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta.

Distria Krasniqi fitoi të artë në kategorinë -48 kg, Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg), fituan të bronztën, tre medalje nga një garë e fortë për shtetin e Kosovës.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, së bashku me Agron Kukajn, presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, për çka edhe vet rezultatet janë treguesi më i mirë.  

Agron Kuka flet për tri medalje, për Akil Gjakovën (-73 kg), që sot mbetet pa medalje dhe për Loriana Kukajn, që nesër do të garojë.  

“Bota sot”: Tri medalje, një e artë dhe dy bronzta, e pritur apo tejkaluat parashikimet?
Agron Kuka:
Gara që po mbahet në Doha të Katarit është gara më prestigjioze pas Kampionatit Botëror, ku marrin pjesë 30 sportistët e parë të ranguar në ranglistën botërore.
Sa i përket pritshmërive mund të them lirisht se medalje kam pritur por me 3 garues 3 medalje në kësi gare është vërtetë sukses i jashtëzakonshëm. 

Jam shumë i kënaqur me performancën e tyre dhe vetëm uroj që të vazhdojnë me trendin e njëjtë deri në garën kryesore të vitit e që është Olimpiada e Tokios. 

Majlinda është kthyer në mënyrë impresive në garën e parë pas 15 muajsh dhe besoj që forma e sajë do vazhdoj të ketë ngritje.

“Bota sot”: Akili pa medalje, a mendoni se ndikoi edhe lufta në rrethin e parë, e cila zgjati 8 minuta e 1 sekondë apo ishte fati sportiv?
Agron Kuka:
Kategoria e Akilit është më konkurrentja nga të gjitha kategoritë dhe cilido prej pjesëmarrësve ka kualitet të jetë medalist. Akili ishte shumë mirë por fati nuk ishte në anën e tij megjithatë Akili mbetet një nga protagonistët kryesor për medalje në gara të nivelit të lartë.

“Bota sot”: Nesër garon edhe Loriana KUka (-78 kg), a shpresoni në medalje dhe a është short i vështirë?

Agron Kuka: Loriana luftën kryesore nesër e ka luftën e dytë nëse e kalon francezen Tchumeo, atëherë realisht pres medalje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat