Krasniqi: Kjo fitore më jep shumë besim, sidomos për Olimpiadën e Tokyo-s

Xhudo

Krasniqi: Kjo fitore më jep shumë besim, sidomos për Olimpiadën e Tokyo-s

Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:25
Krasniqi: Kjo fitore më jep shumë besim, sidomos për Olimpiadën e Tokyo-s

Distria Krasniqi arriti sot të triumfojë në Doha të Katarit, ku edhe mori medaljen e artë.

Pas këtij suksesi Krasniqi u shpreh e lumtur duke thënë se është një ndjenjë e shkëlqyer, përcjellë Gazeta Olle.

“Është një ndjenjë e shkëlqyer të fitosh Master për herë të tretë, veçanërisht sot që ekipi ynë fitoi 3 medalje.

Kjo fitore më dha më shumë besim për garat e ardhshme dhe mbi të gjitha për Tokyo2020 sepse sot ishte një garë shumë e fortë në -48 kg, lojtarët më të mirë ishin atje “, tha Distria Krasniqi.

Në këto gara medalje të bronztë fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat