Loriana Kuka e hodhi në tokë britaniken, fiton medaljen e bronztë

Xhudo

Loriana Kuka e hodhi në tokë britaniken, fiton medaljen e bronztë

Nga: K.Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:33
Loriana Kuka shkatërron kubanen, kurrë më afër medaljes

(E plotësuar) - Loriana Kuka e hodhi në tokë britaniken Natalie Powell, fiton medaljen e bronztë në garën Masters në Doha të Katarit.

Loriana fiton medaljen e bronztë në kategorinë -78 kg. Medalja e katërt për Kosovë pas Dristria Krasniqit që fitoi të artën dhe Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova të bronztën.  Loriana e bën shqiponjën dykrenore, në shenjë gëzimi të madh, pas fitores spektakolare.

Loriana Kuka shumë afër medaljes së bronztë! Ajo e mposhti kubanen Kaliema Antomarchi dhe tani në finalen e repesazhit ndeshet me britaniken Natalie Powell. Fituesja e kësaj sfide stoliset me medalje të bronztë. 

Loriana Kuka nuk ia doli në çerekfinale me japonezen Shori Hamada dhe tani në repesazh do të luftojë me kubanen Kaliema Antomarchi. Loriana synon medaljen e bronztë.  Loriana luftoi derin në pikën e fundit, por humbi pas vazhdimeve nga japonezja.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka (-78 kg), është në superfomë dhe para sfidës çerekfinale të Masters në Doha të Katarit, kundër japonezes Shori Hamada. 

Ajo në rrethin e pare e deklasoi garuesen nga Gaboni Myriam Sarah Mazouz, pastaj si luanesh luftoi duke e mundur nënkampionen olimpike, francezen Aundre Tcheumeo dhe tani sfidohet nga Shori Hamada. 

Distria Krasniqi (-48 kg), të hënën fitoi medaljen e artë dhe Majlinda Kelmendi (-52 kg) e Nora Gjakova (-57 kg), të bronztën. 

Xhudisti Akil Gjakova (-73 kg) mbetet pa medalje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat