Kuka: Skuadra e krenarisë dhe nderit!

Xhudo

Kuka: Skuadra e krenarisë dhe nderit!

Nga: K.G. Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:55
Kuka: Skuadra e krenarisë dhe nderit!

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka postuar një foto dhe shkruan dy fjalë për këtë brez të jashtëzakonshëm, që po e trand botën. 

Për tre ditë katër medalje në garën Masters në xhudo, që u mbajt në Doha të Katarit. 

Distria Krasniqi (-48 kg) u stolis me medalje të artë, ndërsa me të bronztën Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg). 

“Skuadra e Krenarisë dhe Nderit!

Mjeshtrit e xhudos botërore – Doha, e artë dhe tri të bronzta””, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat