Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, rrallë e për mall del në publik me deklarata.
Është personalitet që më shumë e do punën se sa të paraqitet në opinionin sportiv. Është i vendosur, fjalën po e ka po ose kur thotë jo edhe mbetet jo! Kokëfortë!
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka fjalë të mëdha për të.
“Sot feston ditëlindjen Agroni! Kryetari i federatës më të suksesshme në historinë e popullit shqiptar!
Për fat të mirë është vëllau im!
Shumë pak paraqitet në publik ose fare pothuajse por ai është shtylla kurrizore e krejt të arriturave në vitet e ndritshme kur xhudo ka fituar krejt medaljet e mundshme në sport edhe atë krejt të arta.
Modele të tilla njerëzish i duhen vendit tonë, që punojnë pa zhurmë dhe pa vrapuar pas meritave!
Edhe 100 të lumtura President”, ka shkruar Driton Kuka në profilin e tij në facebook.