​Kuka: Ja kureshtar të shoh programin e partive politike për sportin

Xhudo

​Kuka: Ja kureshtar të shoh programin e partive politike për sportin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:17
Trajneri i ekipit të xhudos, Driton Kuka

Trajneri i ekipit të xhudos, Driton Kuka ka dërguar një mesazh te të gjitha partitë politike në këtë kohë derisa ato po shpalosin programet e tyre para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka thënë se është kureshtar të kuptoj se cili do të jetë programi i partive politike në lidhje me zhvillimin dhe avancimin e sportit, përcjell KosovaPress.

Kukan në shkrimin e tij në “Facebook” e ka cilësuar sportin si “flamurtar të imazhit pozitiv për shtetin tonë!.

Kujtojmë se gjatë vitit 2020, vit në të cilin sporti pati ngecje të mëdha për shkak të pandemisë Covid-19, sporti i xhudos ishte i vetmi që i solli Kosovës medalje te arta e të argjendta nga garat më të rëndësishme evropiane dhe botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat