Kuka për Majlindën: Sot ‘Trepça’ ka nxjerr bronz për Kosovën

Xhudo

Kuka për Majlindën: Sot ‘Trepça’ ka nxjerr bronz për Kosovën

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:26
Kuka për Majlindën: Sot ‘Trepça’ ka nxjerr bronz për Kosovën

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është krenar me suksesin e Majlinda Kelmendit.

Majlinda sot fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Slam, që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit.

“Si gjithmonë për shtetin tonë!

Medalja e Majlindës nga Grand Slam në Tel Aviv!

500 pikë Olimpike.

Sot ‘Trepça’ ka nxjerr bronz për Kosovën. Nesër garon Akili dhe Laura!

Disi, Nora e Loriana pauzuan kësaj radhe”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Nesër do të garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat