Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:22
Nora Gjakova

(E plotësuar) - Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo në repesazh e gjunjëzoi Eteri Liparteliani nga Gjoergjia. Nora u tregua shumë e kujdesshme duke e menaxhuar luftën me sukses dhe me ippon e mposhti gjeorgjianen.

Pas medaljes së artë të Distria Krasniqit edhe Nora fiton t bronztën në Kampionatin Evropian.    

Reprezentusja e Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), shkëlqen në përballje me portugezen Telma Monteiro por nuk ia doli të kualifkohet në finale.

Ajo humbi në vazhdime, pas një lufte maratonike, plot 11 minuta.

Nora Gjakova në repesazh lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo e shkatërroi rusen Daria Mezhetskaia, duke e mundur me ippon. Nora synon finalen e madhe.

Norës për 65 sekonda e kreu punën!

Gjakova do të takohet me Telma Monteiro në kuadër të gjysmëfinales.

Nora Gjakova (-57 kg), xhudistja e Kombëtares së Kosovës, tregoi luftë mjeshtërore ndaj spanjolles Carla Mascaro Ubasart.

Nora i dha leksion Carlas dhe u kualifikua në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian, që po zhvillohet në Lisbonë.

Trimëreshës tonë i mjaftuan dy minuta që ta demolon rivalen.

Një fillim fenomenal dhe me fitore me ippon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat