Distria Krasniqi lartëson Kosovën, kampione e Evropës

Xhudo

Distria Krasniqi lartëson Kosovën, kampione e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:34
Distria Krasniqi lartëson Kosovën, fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë -48 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Distria si luaneshë luftoi deri në finale por në finale nuk u paraqit ukrainasja Daria Bilodid, për shkak të një lëndimi. 

Distria u tregua e papërmbajtshme në të gjitha luftërat dhe i fitoi para kohe (me ippon), duke e mundur Francesca Giorda nga Italia, pastaj në çerekfinale izraeliten Shira Rishony dhe në gjysmëfinale e dërmoi rusen Sabina Giliazova.

Distria tregoi sot formë të lartë, duke e bërë krenar gjithë popullin shqiptar.

"“Sot është dita e parë e Kampionatit Evropian që po mbahet këtu në Lisbonë dhe posa u krye finalja e Distrias, ku kundërshtarja e saj Daria Bilodid nuk u paraqit në arenë shkaku i një lëndimi qe kishe pësuar në gjysmëfinale.

Me këtë titull Distria e konfirmoj edhe një herë qe jorastësisht është e para në ranglistën botërore, shpresoj që Distria të ketë përformancë dhe sukses të përsëritur edhe në Lojërat Olimpike në Tokio”, tha presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat