Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për Akil Gjakovën: Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse

Xhudo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për Akil Gjakovën: Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:52
Akil Gjakova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar xhudistin e Kombëtares së Kosovës, Akil Gjakovën, për titullin e kampionit të Evropës. 

"I artë dhe Akili jonë!

Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.

E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.

Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.

Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.

Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist!", ka shkruan presidentja Osmani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat