Albin Kurti reagon pas fitores së Akil Gjakovës

Xhudo

Albin Kurti reagon pas fitores së Akil Gjakovës

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:15
Akil Gjakova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Akil Gjakovës në Kampionatin Evropian të xhudos.

Ai tha se medalja e artë e Gjakovës i shton shkëlqimin sportit vendor, imazhit të shtetit të Kosovës dhe krenarisë së popullit.

“Për Akilin ky është suksesi më i madh në karrierë, e për Kosovën medalja e tretë në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë”.

“Një brez i yjeve të sportit të xhudos, që është rritur duke rrëzuar barriera, vazhdon të lartësojë emrin e Kosovës”, shkroi Kurti në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat