Kjo është kundërshtarja e parë e Loriana Kukës në Kampionatin Evropian

Xhudo

Kjo është kundërshtarja e parë e Loriana Kukës në Kampionatin Evropian

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:04
Loriana Kuka

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të xhudistëve shqiptarë në dy ditët paraprake, sot Loriana Kuka ka mundësinë që t’ia shtojë ekipit edhe një medalje tjetër nga Kampionati Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Loriana Kuka garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, kategori që zhvillohet dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Në raundin e parë, Loriana kaloi pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me xhudisten ukrainase, Anastasiya Turchyn.

Turchyn në GrandSlamin e Antalyas që u mbajtë në fillim të këtij muaji fitoi vendin e shtatë, teksa në të njëjtin vend u pozicionua edhe në GrandSlamin e Hungarisë në tetor të vitit të kaluar. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat