Loriana Kuka mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian

Xhudo

Loriana Kuka mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:36
Loriana Kuka mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian

Loriana Kuka mbetet pa medalje, megjithatë ka treguar formë të lartë në Kampionatin Evropian, që u mbajt në Lisbonë të portugalisë. Ajo luftoi deri në pikën e fundit, por në luftë për medalje të  bronztë mposhtet me ippon nga garuesja me përvojë e Francës Estelle Fanny Posvite.

Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) në rrethin e dytë u ballafaqua me ukrainasen Anastasiya Turchyn dhe pas një lufte të fortë fitoi me ippon Loriana.

Loriana dëshmoi formën e saj edhe në çerekfinale, duke e gjunjëzuar pas vazhdimeve austriaken Bernadette Graf.
Shtatlartja jonë, bëri luftë të fortë në gjysmëfinale por një pakujdesi i kushtoi dhe u mposht me ippon nga holandezja Guusje Steenhuis.

Loriana në repesazh në luftë për medalje u ndesh me francezen Estelle Fanny Posvite.

Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), janë kampionë të Evropës, ndërsa Nora Gjakova (-57 kg) - e bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat