Kosova me tri medalje nga Kampionati Evropian, Kuka: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë!

Xhudo

Kosova me tri medalje nga Kampionati Evropian, Kuka: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë!

Nga: K.G. Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:29
Kosova me tri medalje nga Kampionati Evropian, Kuka: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë!

Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës në xhudo, ka një mijë e një arsye që të jetë krenarë me garuesit e tij, që shkëlqyen në Kampionatin Evropian, që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Tri medalje, të arta dhe një të bronztë, e bëjnë Kosovën superfuqi në Evropë dhe botë. Akil Gjakova (-73 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg), kampionë të Evropës dhe Nora Gjakova (-57 kg) - e bronztë.   

“Kosova përmbylli Evropianin më të trofeshëm në histori të sportit të xhudos e mbarë Sportit Kosovar!

Dy medalje të arta një e bronztë dhe dy vende të pesta!

Medalja e parë për të rritur për meshkuj!

Akil Gjakova theu akullin për medalje Elitare,por ai është edhe Kampioni i parë dhe i vetëm Evropian në sporte Olimpike nē historinë e sportit tonë!

Distria Kanpione Evropiane për herë të parë në karrieren e saj, dominimi saj nē botë po vazhdon.
Nora Gjakova e bronztë e shkëlqyeshme ishte në çdo aspekt.

Loriana e Laura erdhën afër medaljes por në luftërat vendimtare sishin në koncentrim të duhur.

Flaka humbi në xhiron e parë por ajo së shpejti do vij në mesin e më të mirave.

Xhudo e Kosovës me punë e sakrificë siguroj medaljet e para Elitare për shtetin tonë sivjet.

Nesër drejt atdheut me medalje të cilat fitohen në arena sportive dhe kjo është vlera në sport!

Po po vlera në sport janë medaljet e prezantimi i shtetit fuqishëm kudo në Botë!
Prapë po e potencoj ....

Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë!
Foto po flet vet miq...”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat