Kosova e para, i la pas të gjitha shtetet e Evropës

Xhudo

Kosova e para, i la pas të gjitha shtetet e Evropës

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:42
Kosova e para, i la pas të gjitha shtetet e Evropës

Mrekulli. Kjo është historike për shtetin e Kosovës, e para në renditjen e Kampionatit Evropian, me më së shumti medalje të arta. 

Kosova me dy medalje të arta dhe një të bronztë, la pas gjitha shtetet e Evropës. 

Kosova la pas superfuqitë e mëdha. 

Image

Renditja

Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës në xhudo, jep lajmin e madh!  
“Bac u kry ....

Kosova mbi të gjitha.

Çka të flas më shumë! Kështu përfundoj Evropiani i xhudos. Krenar. Proudcoach”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebok.

Tri medalje, dy të arta dhe një e bronztë, kjo është mrekulli për shtetin e Kosovës, që e gjithë bota po e komenton dhe i analizon këto suksese brilante, falë trajnerit më të mirë shqiptar Driton Kuka.

Distria Krasniqi  - kampione e Evropës në kategorinë – 48 kg, Akil Gjakova – kampion në kategorinë – 73 kg dhe Nora Gjakova – e bronztë në kategorinë – 57 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat