Fazliu rrëzon holandezen

Xhudo

Fazliu rrëzon holandezen

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:37
Fazliu rrëzon holandezen

(E plotësuar) - Laura Fazliu në kategorinë - 63 kg rrëzon holandezen Nadiah Krachten dhe tani në çerekfinale ndeshet me Yulia Hrebenozhko nga Ukraina.

Laura Fazliu dhe Erza Muminoviq e kanë nisur me fitore në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Laura Fazliu e kaloi rundin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me vendasen, Ivana Mandaric.

Fazliu tregoi se synon medalje dhe arriti që të fitojë me ippon.

Në rundin tjetër, xhudistja jonë do të përballet me holandezen, Nadiah Krachten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat