​Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj viziton ekipin e Kosovës të xhudos në Kroaci

Xhudo

​Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj viziton ekipin e Kosovës të xhudos në Kroaci

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:12
Armend Mehaj me ekipin e xhudos në Kroaci

Ekipi kosovar i xhudos me në krye trajnerin Driton Kuka po qëndrojnë në Kroaci ku po marrin pjesë në garën e “European Open” në Zagreb të Kroacisë.

Në këtë kompeticion, Kosova mori një medalje të bronztë e cila u fitua nga xhudistja Laura Fazliu.

Kuka ka bërë të ditur përmes një shkrimi në “Facebook” se ata janë vizituar nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Armend Mehaj.

Me këtë rast Kuka ka thënë se së shpejti xhudistët elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave elitare të ushtrisë sonë, në forma dhe modele si shteti kroat apo ndonjë model tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat