Shpati Zekaj kalon në raundin e dytë, mposht çekun Silvester me IPPON

Xhudo

Shpati Zekaj kalon në raundin e dytë, mposht çekun Silvester me IPPON

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:56
Shpati Zekaj

Shpati Zekaj ka kaluar raundin e parë të European Open ne Zagreb.

Shpati Zekaj nisi aventurën e tij në European Open ndaj çekut Matej Silvester.

Shpati nisi mirë duke kundërsulmuar xhudistin çek në fillim ku ai mori një penalti.

Pas penaltisë së dytë, Shpat Zekaj arriti që me një lëvizje të shkaktojë penaltinë e dytë për Silvester, gjë që i dhuroi kosovarit automatikisht fitoren me IPPON.

Tani, Shpati ka kaluar raundin e parë në kategorinë -100 kg.

Zekaj do të ketë punë në raundin e dytë me zviceranin, Daniel Eich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat