Edhe një medalje për Kosovën, Zekaj i argjendtë në Zagreb

Xhudo

Edhe një medalje për Kosovën, Zekaj i argjendtë në Zagreb

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:20
Edhe një medalje për Kosovën, Zekaj i argjendtë në Zagreb

(E plotësuar): Edhe një medalje për Kosovën, Shpat Zekaj i argjendtë në kategorinë  -100 kg në European Cup në Zagreb!

Xhudisti ynë u mposht në finale nga ukrainasi Anton Savytskiy, në një luftë mjaft interesante.

Shpati Zekaj ka vazhduar rrugëtimin e tij drejt medaljes në kuadër të kategorisë -100 kg në European Open në Zagreb.

Zekaj është në finale. pasi e mundi kroatin Marko Kumriç.  Në finale Zekaj do të përballet me ukrainasin, Anton Savytskiy.

Xhudisti i Kombëtares së Kosovës, Shpati Zekaj, vazhdon me formën e mirë dhe kualifikohet në çerekfinale të European Cup në Zagreb. 

Zekaj tregoi formë shumë të mirë ndaj zviceranit, Daniel Eich, kësisoj ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Tani Zekaj do të ketë sprovë të vështirë me hungarezin Zsombor Veg dhe synon që të kualifikohet në gjysmëfinale.

Arbër Kullashi është eliminuar në rrethin e parë nga kjo garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat