Dhjetë minuta luftë e ashpër, kjo i ndodhi Distria Krasniqit

Xhudo

Dhjetë minuta luftë e ashpër, kjo i ndodhi Distria Krasniqit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:34
Distria

(E plotësuar) - Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, mbetet pa medalje të bronztë në kategorinë -48 kg në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionja e Evropës, Krasniqi, iu qas luftës me kujdesin më të madh ndaj mongolezez Urantsetseg Munkhbat. Të dy garueset luftonin me maturi dhe si njëra po ashtu edhe tjetra shpresonte që të përfitonte nga ndonjë gabim eventual.

Në kohën e rregullt, katër minuta nuk pati fitues. Si gjithmonë vazhdimet janë emocionuese dhe Krasniqi si luaneshë lufton ndaj rivales.

Luftë e ashpër deri në pikën e fundit, por trimëresha jonë e pafat, pas 10 minutave, pas luftës maratonike, mposhtet nga rivalja.

Pas orës 17.00, Distria Krasniqi lufton për medalje e bronztë në kategorinë -48 kg në Kampionatin Botëror në xhudo, që po mbahet në Hungari.

Kampionja e Evropës është në formë të mirë dhe ndeshet me mongolezen Urantsetseg Munkhbat.

Distria Krasniqi (-48 kg) nuk e nisi mirë luftën gjysmëfinale me japonezen Natsumi Tsunoda.

Japonezja fiton me ippon ndaj Krasniqiit. Trimëresha jonë do të luftojë për medalje të bronztë në Kampionatin Botëror.

Distria në luftë për medalje të bronztë ndeshet me mongolezen Urantsetseg Munkhbat.

Abelenda Martinez pëson humbja nge Distria Krasniqi. Distria drejt medaljes në Kampionatin Botëror. Distria e mposhti me ippon spanjollen. Trimëresha jonë në gjysmëfinale takohen me japonezen Ntsumi Tsunoda.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (48 kg) është në formën më të mirë. 

Ajo e gjunjëzon edhe rusen Sabina Giliazova dhe kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Hungari.

Distria dhe rusja treguan luftë të madhe në arenë, por trimëresha jonë ishte më e vëmendshme dhe ka shënuar fitore të madhe.

Në kohën e rregullt dueli përfundoi baras, ndërsa pas vazhdimeve  u përcaktua fituesja. Distria e  hodhi në tokën rusen dhe fiton, duke u kualifikuar në çerekfinale. Lufta zgjati 7 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat