Krasniqi lufton për medalje! Kuka: Deri me tani bilanci është në favor të Distrias, 2:1

Xhudo

Krasniqi lufton për medalje! Kuka: Deri me tani bilanci është në favor të Distrias, 2:1

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:41
Agron Kuka dhe Distria Krasniqi

Kampionja e Evropës, Distria Krasniqi, do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë -48 kg në Kampionatin Botëror.

Xhudistja jonë e njeh mjaft mirë mongolezen Urantsetseg Munkhbat.

Krasniqi është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe pretendon fitore ndaj mongolezez. 

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se statistikat janë në favor të Krasniqit. 

“Distria në luftë për medalje ndeshet me mongolezen Munkhbat, një garuese me përvojë të madhe. 

Distria duhet të jetë 100%  e koncentruar dhe të ngadhnjej ndaj mongoles edhe pse deri tani bilanci është në favor të Distrias 2:1. 

Po shpresoj në performancë të mirë dhe të na gëzoj me medalje”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Duelet për medalje fillojnë në orën 17.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat