Gjakova shokon garuesen nga Serbia, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Xhudo

Gjakova shokon garuesen nga Serbia, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:19
Gjakova lufton kundër serbes për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

(E plotësuar): Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë - 57 kg në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ajo filloi luftën ashtu siç i ka hije në duel me serben Marica Perishiqin.

Nora e ka administruar luftë në mënyrë të shkëlqyeshme, duke mos e lejuar në asnjë rrethanë serben që të befasojë. Gjakova i dha leksion serbes.

12 sekonda pa përfunduar sfida Gjakova siguron epërsinë dhe fitoren e madhe.

Serbja kokulur. Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg) lufton kundër serbes për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, kërkon medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest.

Trimëresha jonë në repesazh do të ndeshet me serben Milica Perishiq.

Nora është në formën më të mirë dhe kërkon medalje, që pritet të fillojnë finalet dhe luftërat për medalje të bronztë pas orës 17.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat