Majlindë, ju kishit kthyer shpresën dhe krenarinë e Kosovës!

Xhudo

Majlindë, ju kishit kthyer shpresën dhe krenarinë e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:23
Majlindë, ju kishit kthyer shpresën dhe krenarinë e Kosovës!

Xhudistja Majlinda Kelmendi, ikona e sportit shqiptar dhe botëror!

Majlindë, ju kishit kthyer shpresën dhe krenarinë e sportit të Kosovës, kur pak kush besonte se do të kemi trimëresha për medalje evropiane, botërore dhe olimpike.

Majlindë, ju dhuruat emocione të pafundme tek miliona shqiptarë. 

Majlindë, ju keni fituar çdo medalje e trofe në glob.

Majlindë, ju sakrifikuat gjithçka për Kosovën edhe kur atëherë nuk iu besuan dhe dyshuan në rezultatet tuaja.

Majlindë, ju refuzuat miliona për Kosovën.

Majlindë, para 8 viteve na solle titullin e parë të botës nga Rio e bukur e Brazilit.

Majlindë, para shtatë viteve na solle titullin e parë të Evropës nga Montpellier e Francës.

Majlindë, para pesë viteve na solle titullin e parë të kampionit olimpik nga Rio e Brazilit. 

Majlindë, Kosovës ia keni sjellë të gjitha trofetë që ekzistojnë në botë. 

Si e vogël, kur nise hapat e parë, ke qenë sikur barut, gradualisht falë punës së palodhshme të trajnerit më të mirë shqiptar, Driton Kuka dhe vëllai i tij, Agron Kuka, arritët në nivelet më të larta botërore.

Gjithmonë e matur në deklarata por gjithmonë si zjarr në duele për kundërshtaret.

Majlindë, ju keni bërë miliona shqiptarë që të rrijnë para ekraneve televizioneve në duelet e tua.

Majlindë, ju keni bërë një popull të shumëvuajtur të buzëqesh dhe të përlotet nga emocionet e sukseseve tuaja.

Majlindë, lotët tuaj të gëzimit ishin lotët e krenarisë së kombit shqiptar.

Majlindë, pas çdo medalje tuaj, kudo flitej e flitet me krenari për sukseset tuaja. 

Majlindë, sot, çdo shqiptar kudo që shkon, jeton dhe vepron në shtetet e ndryshme të botës, me emri tuaj mburret gjithsecili.

Majlindë, atë që nuk e ka bërë politika e bëtë ju!

Majlindë, keni sjellë emocione të pakufishme, veçmas me 22 prill të vitit 2016, kur u bëtë kampion i Evropës në shtetin armik, Rusia, ju detyruat Rusinë me gardën e saj të nderojë Flamurin dhe himnin e Shtetit të Kosovës.

Majlindë, suksesi juaj detyrojë shtetin rus të përkulet para jush dhe shtetit të Kosovës.

Majlindë, na fal që nuk të dolën hakut sa e keni merituar...

Majlindë, faleminderit për të gjitha.

Majlindë, sot jeni fituesja më e madhe, në zemrën e çdo shqiptari, ikonë botërore.

Majlindë, duke iu falënderuar juve sot shijojmë medaljen olimpike, si shteti më i ri në botë.
Majlindë, ju jeni historia e kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat