​Xhudisti shqiptar Indrit Cullhaj është në gjendje të mirë shëndetësore

Xhudo

​Xhudisti shqiptar Indrit Cullhaj është në gjendje të mirë shëndetësore

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:22
​Xhudisti shqiptar Indrit Cullhaj është në gjendje të mirë shëndetësore

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e xhudistit Indrit Cullhaj është stabile, pa dëmtime serioze.

Xhudisti kuqezi që ka garuar në kategorinë deri në 66 kilogramë ka pësuar humbje nga xhudisti nga Kosta Rika, Sancho, përcjell KosovaPress.

Afër fundit të meçit, xhudisti shqiptar pësoi një lëndim, ku është dashur ndihma e barelave për t’u shoqëruar jashtë tapetit. Për arsye sigurie, ai është transferuar me ambulancë drejt spitalit qendror të Tokios.

Pas transferimit të Cullhaj në spitalin e Tokios, ka arritur edhe ambasadori shqiptar në Japoni, Gjergj Teneqexhiu.

Nga testet mjekësore dhe ekzaminimet me skaner doli që Cullhaj ka shkëputje të kartilagjit të brinjës së shtatë të anës së djathtë, që konsiderohet dëmtim stërvitor dhe mund të vet-shërohet brenda një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat