Media boshnjake e befasuar: Kosova është vendi i parë nga Evropa që fiton... 

Xhudo

Media boshnjake e befasuar: Kosova është vendi i parë nga Evropa që fiton... 

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:39
Media boshnjake e befasuar: Kosova është vendi i parë nga Evropa që fiton... 

Triumfi i Distria Krasniqi ka bërë bujë në gjithë botën, ndërsa shtetet e rajonit mbeten pa koment!

Media boshnjake, “Klix.ba”, dje ka shkruar për suksesin e kampiones olimpike Distria Krasniqi (-48 kg). 

“Kosova është vendi i parë nga Evropa që fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio.

E arta u sjellë në Kosovë nga xhudistja Distria Krasniqi, e cila triumfoi në kategorinë - 48 kg.

Kampionia aktuale evropiane justifikoi statusin e saj si favorite dhe arriti të artën olimpike dhe medaljen e 38-të nga gara të mëdha.

25-vjeçarja Krasniqi mposhti brazilianen Gabriela Chibana, taivanesen Lin Chen-hao, mongolezen Urantsetseg Munkhbat dhe japonezen Fanu Tonaki në rrugën drejt arit”, ka shkruar “Klix.ba”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat