Çka raporton VOA për Nora Gjakovën që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike?

Xhudo

Çka raporton VOA për Nora Gjakovën që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike?

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:32
Nora Gjakova

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo mundi të hënën në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në këto lojëra.

Nora Gjakova u shpall fituese në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat e Tokios.

Të shtunën, një tjetër xhudiste nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat e xhudos, mundjes, notit dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014. Që nga anëtarësimi i saj, Kosova ka fituar gjithsejt tri medalje në Lojërat Olimpike.

Lojërat Olimpike Verore të Tokios, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat