Kuka flet për të gjithë garuesit: Majlindën na e ka dërguar Zoti pas gjithë atyre vuajtjeve...

Xhudo

Kuka flet për të gjithë garuesit: Majlindën na e ka dërguar Zoti pas gjithë atyre vuajtjeve...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:29
Kuka flet për të gjithë garuesit: Majlindën na e ka dërguar Zoti pas gjithë atyre vuajtjeve...

Sot kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, po flasin me krenari për vëllezërit Driton dhe Agron Kuka, për xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Kosova dhe shqiptaria është në festë, dy medalje të arta olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Distria Krasniqi  (-48 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) fituan medalje të arta olimpike në Tokio.

Image

Agron Kuka në të majtë dhe Driton Kuka në të djahttë

Puna e pandalshme, investimet që bënë me vite vëllezërit Kuka, pa e harruar edhe vëllain e madh të tyre, Sylejmanin, sot Kosova po shijon medaljet e arta olimpike dhe tri të arta për 13 vjet shtet. 

E para, Majlinda Kelmendi e nisi me medalje të artë olimpike në Rio të vitit 2016, e cila e ngrehi “këmbën zhagas”, ku Distria dhe Nora shkuan suksesit të saj.

Kosova i ka të gjitha trofetë e mundshëm të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, falë xhudos, falë trimëreshave dhe trimave tanë të xhudos, në krye me komandantin Driton Kuka.

Image

Ilustrim

Xhudo është sport kombëtar, Driton Kuka është trajner më i mirë që njeh shqiptaria dhe bota sportive, Agron Kuka, një personalitet i rrallë, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, me gjithë arsenalin e tij angazhohet, qoftë nevoja edhe 24 orë rresht, për të krijuar kushte sa më të mira për sportistët e xhudos.

Agron Kuka flet për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon për emocione e tija në Tokio, cila është atmosfera pas dy medaljeve,  pas pensionimit nga xhudoja aktive të Majlindës,  për Akil Gjakovën që zuri vendin e shtatë, para sfidës së madhe që e pret xhudisten e talentuar, luaneshën me të re Loriana Kuka.

Image

   “Bota sot”: Cila është atmosfera pas 4 ditëve të fillimit të Lojërave Olimpike?

Agron Kuka: Pas tri ditë gara me plot emocione sot ditën e katërt kemi pas pak kohë të frymojmë pak më lirshëm.
Atmosfera në ekip është me ndjenja të përziera por natyrisht që zotërojnë ato të gëzimit.
Të them të drejtën Olimpiada si garë pritet me ethe të papërshkrueshme për vet faktin se është gara më e rëndësishme sportive. 

“Bota sot”: Kosova me dy medalje të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, pritshmëritë janë tejkaluar 1000 për qind, ju si president a e keni pritur këtë shpërthim të garuesve?

Agron Kuka: Kam deklaruar edhe para garës se nëse kemi fat sportiv atëherë kthehemi me medalje duke u bazuar në nivelin dhe përformancën e garuesve tanë në dy vitet e fundit, por prapë se prapë kjo me dy medalje të arta për mu është mrekullia vet. 

Image

Agron dhe Driton Kuka

”Bota sot”:  Akili i pafat, Majlinda me lëndime që e penalizuan.  Majlinda pensionohet më në fund, sa ishte emocionuese për ju?

Agron Kuka: Akili pati një përformancë të shkëlqyeshme ku me pak fat ishte kthyer edhe ai me medalje megjithatë pozita e 7-të është sukses shumë i mirë.

Sa i përket Majlindës ne të gjithë kemi qenë në dijeni se lëndimet e sajë kanë qenë pengesë që një kohë por këmbëngulësia dhe dëshira e sajë që mos t’i ndahet ekipit edhe këtë Olimpiadë ka qenë më e madhe se dhimbjet nga lëndimet. Kemi shpresuar që përkundër lëndimeve do të performoj ashtu siç jemi mësuar ta shohim por kjo nuk ndodhi. 

Arsyeja që thash në fillim për ndjenja të përziera është mu kjo, Majlinda është pika e dobët për të gjithë ne si ekip, të shkruash për Majlindën duhet sigurisht të shkruash histori me ngjarje të vërteta por unë me pak fjalë them se Majlindën na e ka dërguar zoti që pas gjithë atyre vuajtjeve para dhe gjatë luftës që sado pak të na kthej shpresën si komb se edhe ne mundemi të arrijmë atje ku tjerët besa edhe ti tejkalojmë. Majlinda mbetet një dhe e veçanta jonë.

“Bota sot”: Me 29 korrik Loriana Kuka në tatami, si e sheh shortin e saj?

Agron Kuka: Loriana garon ditën e enjte është në disponim të mirë dhe e gatshme për sfidën e parë olimpike.
Sa i përket shortit, mendoj që realisht xhiron e parë kundër garueses nga Rusia duhet ta kaloj e pastaj vazhdon loja në luftëra për medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat