Xhevdet Mazrekaj: Majlinda, Distria e Nora, krenari e Pejës dhe mbarë shqiptarisë!

Xhudo

Xhevdet Mazrekaj: Majlinda, Distria e Nora, krenari e Pejës dhe mbarë shqiptarisë!

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 18:51
Xhevdet Mazrekaj: Majlinda, Distria e Nora, krenari e Pejës dhe mbarë shqiptarisë!

Trimëreshat e Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg), kampione olimpike në Lojërat Olimpike – Tokyo 2020’.

Për 13 vjet shtet Kosova, ka tri medalje olimpike, të gjitha të arta. E para, Majlinda Kelmendi (-52 kg), kampione olimpike në Rio në vitin 2016, e cila e “ngrehu zhagas këmbën” dhe pas hapave të saj shkuan edhe Distria dhe Nora.

Sportistet pejane, lartësuan Kosovën dhe shqiptarinë. Vajzat e fuqishme, vijnë nga lagja ‘Kroni Luanit’ të Pejës.

Editori i gazetës kombëtare “Bota sot”, z. Xhevdet Mazrekaj, uron kampionet olimpike për suksesin e madh, në ngjarjen më të madhe të botës, Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Kampionet olimpike, luaneshat që vijnë mu nga lagja e z. Mazrekaj, e gjunjëzuan tërë botën dhe i  bën krenar miliona shqiptar kudo që jetojnë e veprojnë.

“Lagjja ime, më e forta në botë! Nga aty dolën shumë kampionë.

Si duket ua kam lënë këmbën e lehtë vajzave tona. 

Majlinda, Distria e Nora, krenari e Pejës dhe mbarë shqiptarisë!”, ka shkruar z. Xhevdet Mazrekaj në profilin e tij në facebook.

Kosova dominoi në djepin e xhudos në Japoni, për të cilën e gjithë bota po flet. Loriana Kuka është xhudistja e fundit nga Kosova që do të garojë në Tokio.

Loriana është gati për sfidën e madhe me 29 korrik, me shpresë se do të sjell edhe medaljen e tretë olimpike për shtetin më të ri në botë, Kosovën. Vëllezërit Kuka, Dritoni dhe Agroni, besojnë e shpresojnë në medaljen e tretë nga Tokio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat