U godit me shuplakë nga trajneri, reagon sportistja

Xhudo

U godit me shuplakë nga trajneri, reagon sportistja

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 12:02
U godit me shuplakë nga trajneri, reagon sportistja

Pasi u bë viral nga një video që u shpërnda në rrjetet sociale ku shihej duke goditur me shuplakë garuesen, xhudistja e famshme gjermane, Martina Trajdos, e ka mbrojtur trajnerin e saj që u kritikua për veprimin e tij.

Në rrjetet sociale, trajneri Claudio Pusa shihet duke kapur gjermanen në xhaketë dhe e tundi atë, ndërsa e goditi më pas me shuplakë në fytyrë.

Pas kësaj, Martina u mposhtë nga Sophie Ozbas.

Shumë pak folën për humbjen e gjermanes, por më shumë sjelljen e trajnerit.

“Do të doja që gazetat të shkruanin për mua për një arsyeja tjetër. Mos u shqetësoni, ky është një ritual që unë e praktikoj para ndeshjes. Trajneri e bëri atë që i kërkova”, shpjegoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat