Kuka: Shpresoj të rikthehem me medalje nga Lojërat Olimpike

Xhudo

Kuka: Shpresoj të rikthehem me medalje nga Lojërat Olimpike

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:04
Kuka: Shpresoj të rikthehem me medalje nga Lojërat Olimpike

Loriana Kuka mund të jetë sportistja e tretë që i sjell Kosovës medalje nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Nesër në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” garon xhudistja Loriana Kuka.

Loriana është edhe një shpresë e Kosovës që ta rrëmbejë medaljen e tretë në Olimpiadën që po mbahet në Tokio. Kuka është medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, kurse në “Tokio 2020” garon në kategorinë -78 kg.

Ajo ka thënë se është e qetë dhe se beson shumë se nga Tokio do të rikthehet me medalje. “Unë po ndihem mirë dhe besoj në punën tonë, kështu që jam e qetë. Ëndërr e imja ka qenë të shkoj në Olimpiadë dhe shpresoj të shkoj gjithçka mirë dhe të rikthehem me medalje”, ka thënë Kuka.

Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Loriana raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00. Kampionia e Evropës U-23 do të ketë punë me fituesen e duelit në mes të Marie Branser e Aleksandra Babintseva.

Kosova ka fituar dy medalje të arta në “Tokio 2020”, ku Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ishin fenomenale dhe arritën t’i sjellin Kosovës një sukses të jashtëzakonshëm, sukses të cilin e kishte sjell edhe Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërsa në “Tokio 2020” Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova mbeten pa medalje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat