Trajneri e godet fort me shpulla, habit me deklaratën xhudistja

Xhudo

Trajneri e godet fort me shpulla, habit me deklaratën xhudistja

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:41
Martyna Trajdos u godit fort me shpulla nga trajneri i saj

Xhudistja gjermane Martyna Trajdos u godit fort me shpulla nga trajneri i saj para se të zbriste në tapet për duelin.

Videoja ka bërë xhiron e botës, teksa shumë mbetën të habitur nga kjo skenë.

Gjermanja pas duelit u shpreh se ishte një kërkesë e saj për ta motivuar.

"Trajneri im bëri thjeshtë atë që unë dëshirova. Duket se nuk ishin mjaft të forta, pasi humba.

Do të doja të kisha pushtuar portalet me diçka tjetër sot, por nuk ndodhi", tha Trajdos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat